Lajme
Gazetarët kundër ligjit të ri për media
Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni paralajmëroi se ligj i ri nuk zgjidh probleme, por shkakton probleme të reja. Ai tha se draft-ligji duhet të hiqet
Organizatat që përfaqësojnë mediet në Maqedoni, kanë reaguar kundër draftligjit qeveritar për mediume. Gazetarët konsiderojnë se ligji i ri që po përgatitet nga Qeveria Gruevski, është jashtë standardeve ndërkombëtare për media të lira dhe si i tillë duhet të modifikohet.
Madje nëse ky draftligj nuk pëson ndryshime, përfaqësuesit e tri shoqatave të gazetarëve në Maqedoni (Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti Maqedonas i Mediave dhe Sindikata e Punonjësve të Mediave) kanë thënë se do t’i njoftojnë të gjitha kancelaritë ndërkombëtare, se Shkupi zyrtar po vendos censur mbi mediet e lira.
“Ky ligj ofron zgjidhje për problemet, me të cilat përballet media, por mendoj se do të krijojë probleme të reja…ne punën tonë e mbaruam, detyrimi ynë ishte që të paralajmërojmë se ky ligj nuk zgjidh probleme, por shkakton probleme të reja”, u shpreh kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, raporton REL.
Nëse ky ligj miratohet vitin që vjen, Maqedonia, sipas tij, mund të jetë në grupin e vendeve pa liri të shprehjes.
Me draftligjin e hartuar janë paraparë rregulla të reja në punën e mediave, obligimet për gazetarët, redaktorët, redaksitë, pronarët e mediave, si dhe mënyra e dhënies së lejeve për punë. Gjithashtu, parashihet formimi i Agjencisë për media, në vend të Këshillit për radiodifuzion.
Nga shtatët anëtarë sa do të ketë ky trup, tre zgjidhen me propozim të Kuvendit, tre nga Bashkësia e komunave, ndërsa vetëm një nga Shoqata e gazetarëve.
Vërejtje ka në veçanti për nenin 4 të propozim-ligjit, me të cilin, sipas shoqatave mediatike, kufizohet liria e shprehjes, pavarësisht faktit se censura është e ndaluar me Kushtetutën aktuale.
“Vlerësojmë se nuk ka nevojë që në draftligj të qëndrojë neni 4, i cili është problematik nga aspekti i standardeve, pasi ka të bëjë me censurën, që është rregulluar me Kushtetutë”, tha Biljana Petkovska, nga Institutit maqedonas i mediave.
Edhe nga Sindikata e gazetarëve thonë se propozimi duhet të tërhiqet nga procedura.
“Ky ligj, vërtet, do të shkaktojë probleme edhe atë pikërisht në ato sfera ku deri më tani nuk ishin të pranishme, ndërsa nuk adreson çështjen kyçe apo problemet kryesore që edhe kanë përkeqësuar lirinë e shprehjes në vend. Ne shpresojmë se ligji do të tërhiqet”, theksoi Tamara Çausidis nga Sindikata e gazetarëve.
Ndërkaq, nga Ministria për Shoqëri Informatike thanë se propozimi është në përputhje me standardet evropiane dhe se është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të njohur ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










