Lajme
Gazetarët britanikë i bëjnë kamerë të fshehtë shqiptarit
Ky është “Luani i artë” që trafikon emigrantët në Angli
Gazetarët britanikë të “Daily Mail” kanë inskenuar një takim me një shqiptar, i cili dyshohet se është i përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë, përcjell albinfo.ch.
Përmes kamerës së fshehtë, ky shqiptar, të cilin e njohin me nofkën “Luani i artë” (Golden lion), takohet me disa shqiptarë të tjerë, të cilët i kërkojnë ndihmë për të shkuar në Britani të Madhe.
Gjithçka do të bëhet kundrejt pagesës. Të infiltruarit që u përdorën nga gazetarët britanikë përmendën shumën 4500 Paund, ndërsa “Luani i artë” u thotë se do ta diskutojnë për më pak se aq.
“Ai mund të bëjë 1 milion Paund në javë duke dërguar emigrantë në Britani me gomone”, shkruan Daily Mail.
Ai premtoi gjithashtu se autoritetet britanike do t’i ndihmojnë emigrantët, duke u dhënë ushqim dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet, dhe më pas do t’i dërgojnë në një hotel. Pas kësaj mund të shkojnë ku të duan.
“Pak orë pas takimit tonë, gangsteri shqiptar u kap nga policia franceze dhe u lirua mëngjesin tjetër”, shkruan Daily Mail.
Regjistrimi me kamerë të fshehtë i shqiptarit, të cilin e quajnë “Luani i artë”, është realizuar në Francë. Pikërisht nga brigjet franceze nisen gomonet me emigrantët shqiptarë drejt brigjeve të Britanisë së Madhe, aty ku i presin anëtarë të tjerë të organizatave kriminale.

E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










