Të tre pjesëtarët e familjes Krasniqi vdiqën pas një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradën federale 31 mes lokaliteteve Uhlidngen-Muhlhofen dhe Meersburg, ndërsa po ktheheshin për në Zvicër”.
Na ndiqni:
Të paktën 50 miq nga Zvicra kanë udhëtuar në Kosovë për të marrë pjesë në varrim
Të mërkurën, disa ditë pas aksidentit që ndodhi në Gjermani, afër kufirit zviceran, është kryer në Kosovë ceremonia e varrimit të viktimave nga Schaffhauseni: Z.K. (35), djalit të tij F.K. (12) dhe nipit B.K. (18).
Gazeta 20 minuten shkruan për varrimin.
Siç është raportuar tashmë, gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë, makina kishte rrëshqitur pak para kufirit me Zvicrën dhe qe përplasur ballë për ballë me një kamion, transmeton albinfo.ch.
Në aksident, tragjedisë i mbijetuan nëna 35 vjeçe dhe vajza 11 vjeçe mbijetuan tragjedisë.
Ceremonia e varrimit u zhvillua në Kosovë të mërkurën pasdite. Dhembja për goditjen që pësoi familja, është e madhe: Sipas M.I. (24), një mik i familjes, të paktën 50 miq nga Zvicra kanë udhëtuar në Kosovë për të marrë pjesë në varrim.
“Atmosfera është shumë e tensionuar dhe e trishtuar. Gjithnjë e më shumë njerëz po mblidhen”, thotë M. pak para se të fillojë ceremonia e varrimit.
Së bashku me nënën, vajzën dhe të afërmit e tyre, rreth njëmijë njerëz u thonë lamtumirë të dashurve të tyre, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i komunës dhe politikanë të tjerë po ashtu kanë marrë pjesë në ceremoni.
Pjesëmarrësit në varrim kanë vendosur sende personale në varret e të ndjerve. Veç luleve, edhe një makinë lodër për B., i cili kishte shpresuar që më në fund të mësonte të ngiste makinën…
Edhe media të ndryshme vendore kanë raportuar nga ceremonia e varrimit
“U është dhënë lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Krasniqi të cilët në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti në Gjermani, humbën jetën disa ditë më parë”, shkruan fax.al.
Të tre pjesëtarët e familjes Krasniqi vdiqën pas një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradën federale 31 mes lokaliteteve Uhlidngen-Muhlhofen dhe Meersburg, ndërsa po ktheheshin për në Zvicër”.
Komisioni zviceran kundër torturës kritikon dëbimet me forcë
Zvicra planifikon të kriminalizojë komunikimet seksuale të të rriturve me të mitur
PFAS në produkte dhe ushqime: Studimi tregon se shumica e zviceranëve nuk i njohin rreziqet
Evropa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë që nga viti 1850