Kosova
“Spiegel”: Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë
Gazeta gjermane “Spiegel” ka botuar një artikull, ku tregohet se Bundeswehri pritet të rrisë numrin e trupave në Kosovë në kuadër të KFOR-it, përcjell albinfo.ch.
“Ekziston kërcënimi për eskalim të konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas informacioneve të SPIEGEL, qeveria gjermane tani dëshiron të dërgojë një kompani shtesë të Bundeswehr-it – por jo deri vitin e ardhshëm”, ka shkruar Spiegel.
Ndërsa, të martën zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Michael Stempfle, tha se Gjermania nuk do ta rrisë kontingjentin e Bundeswehr-it në Kosovë, pavarësisht situatës së tensionuar në vend.
Rreth 4,500 ushtarë të forcës paqeruajtëse të KFOR-it janë aktualisht të stacionuar në Kosovë, 71 prej të cilëve janë anëtarë të Bundeswehr-it. Sipas mandatit, do të mund të dërgoheshin deri në 400 ushtarë gjermanë në vendin ballkanik.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











