Kosova
Gazeta gjermane: Në Kosovë po fryn erë e re qeverisëse
Gazeta gjermane: Që kur Albin Kurti erdhi në krye të “mullirit”, në Kosovë po fryn erë e re qeverisëse
Qysh kur Albin Kurti ka ardhur në pushtet, pa dyshim që po fryn një erë e re në Kosovë, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Cajtung. Pyetja e vetme është se cilën fuqi të erës mund ta përballojë kryeministri – i cili sapo ka ardhur në krye të mullirit të erës.
Një prej gazetave kryesore në Gjermani, Frankfurter Allgemeine Cajtung, fillon analizën e saj të marrëdhënieve aktuale Kosovë-Serbi, duke prezantuar shkurtimisht kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti dhe, duke kujtuar rolin e tij në bllokadën afatgjatë të jetës parlamentare të Kosovës, kur, si udhëheqës i opozitës, ai nuk u shmang nga përdorimi i gazit lotsjellës.
“Që nga fillimi i shkurtit, Kurti ka marrë përsipër përgjegjësinë e drejtimit të qeverisë për herë të parë, dhe kjo është e qartë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Beograd. Kryeministri i ri i Kosovës ka ashpërsuar marrëdhëniet me Serbinë”, shkruan gazetari Michael Martens për gazetën gjermane. Ai kujton se në fjalimin e tij të parë në Parlament Kurti njoftoi se marrëdhëniet me Serbinë do të zhvilloheshin duke ndjekur logjikën e reciprocitetit: ashtu si ata neve, edhe ne atyre. Kurti nuk ka sqaruar se si duhet të duket konkretisht kjo, por duke gjykuar nga politika e partisë së tij Vetëvendosje, disa aspekte janë tashmë të dukshme, shkruan ai. Gazetari Michael Martens përmend po ashtu edhe problemin e takës 100 për qind, të vendosur nga qeveria e paraardhësit të Kurtit, Ramush Haradinaj në nëntor të vitit 2018. Gazetari gjerman, megjithatë, dyshon se Kurti do të vërë në veprim idetë e tij, mbi të gjitha atë për reciprocitet. Së pari dhe më e rëndësishmja, i dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani mund të ishte një pengesë, shkruan gazetari Michael Martens. Teksti i Frankfurter Allgemeine Cajtung përfundon se është e vështirë të imagjinohet që Kurti do të guxonte të binte ndesh me mbrojtësin më të rëndësishëm të Kosovës: “Por, patjetër që po fryn një erë e re në Kosovë qëkur Kurti erdhi në pushtet. Sidoqoftë, akoma nuk është e mundur të gjykohet se cilën forcë të erës mund ta përballojë kryeministri i ri. Ai tek së fundmi ka dalë në mulli”, shkruan gazeta gjermane, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














