Lajme
Gaza për pak ditë mund të mbetet pa internet
Mësohet se Gaza po i afrohet një ndërprerjeje pothuajse totale të internetit pasi rajoni pësoi humbjen më të madhe në komunikim sot që nga fillimi i luftimeve më 7 tetor, përcjell albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur nga operatori i fundit i madh i internetit në rajon, Paltel, i cili pësoi dëmtime në rrugët e tij ndërkombëtare, sipas NetBlocks, një firmë monitoruese e ndërprerjeve të internetit me qendër në Londër, shkruajnë mediat e huaja.
Thuhet se si pasojë, shumë palestinezë po përjetojnë një humbje totale të qasjes në internet dhe aftësisë për të komunikuar në mënyrë elektronike, sipas të dhënave, ndërsa disa mund të kenë shumë pak lidhje.
Ndërsa Jawwal, një tjetër kompani palestineze e telekomit që ofron shërbime celulare për Rripin e Gazës, gjithashtu lëshoi një deklaratë të premten, duke thënë se “bombardimi intensiv në orën e kaluar ka rezultuar në shkatërrimin e të gjitha rrugëve ndërkombëtare të mbetura që lidhin Gazën me botën e jashtme” duke çuar në një “ndërprerje të plotë të shërbimeve të telekomunikacionit”.
Lidhjet me internetin ka të ngjarë të përkeqësohen pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan “për operacionet e tyre tokësore në zgjerim”.
Ndërkohë bëhet e ditur se ata me karta SIM izraelite ose ndërkombëtare po raportojnë se disa kanë qasje në internet.
Një gjë e tillë mund të konfirmohet edhe nga deklaratat e disa agjencive të Kombeve të Bashkuara që raportojnë se kanë humbur kontaktet me stafin e tyre lokal në Gaza, pasi shumica e aftësive të komunikimit duket se janë ndërprerë.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në X se organizata ka humbur kontaktet me stafin e saj, si dhe me “objektet e saj shëndetësore, punonjësit shëndetësorë dhe pjesën tjetër të partnerëve tanë humanitar në terren”.
E Lynn Hastings, rezidente e Kombeve të Bashkuara dhe koordinatore humanitare në Palestinë, gjithashtu tha në X se “Gaza ka humbur kontaktet me botën e jashtme mes raporteve për bombardime të intensifikuara”.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri













