Lajme
Gati për festën e përmbylljes së mbikëqyrjes
Mbi 150 mysafirë do të jenë pjesëmarrës në festën e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës
Katër vjet pas shpalljes se pavarësisë, Republika e Kosova të hënën po i jep fund mbikëqyrjes ndërkombëtare. Prishtina zyrtare tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, për të shënuar në mënyrë sa më madhështore sovranitetin e plotë të shtetit kosovar.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi i ka thënë RTK-së, se mbi 150 mysafirë ndërkombëtarë si dhe një numër i konsiderueshëm i delegacioneve shtetërore të niveleve më të larta do të jenë pjesëmarrës në këtë ngjarje, e cila është konsideruar më e madhja pas shpalljes së pavarësisë.
”Dita e parë është ditë formale e seancës solemne të Parlamentit të Kosovës. Në të do të flasë presidenti Ahtisari, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi. Ndërsa në ditën e dytë do të fillojë një konferencë ndërkombëtare, ku do të ketë mjaft mysafirë nga mbarë bota. Do të kemi me një videolink edhe presidentin Bill Clinton dhe eurodeputeten Ulrike Lunacek”, ka thënë Selimi
Po ashtu sipas zëvendësministrit Selimi për këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe një numër i madh i gazetarëve nga bota, ndërsa më datën 11 shtataor do të jepet një koncert me grupet më të mira të estradës shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Ndërkaq në anën tjetër partitë politike opozitare konsiderojnë se nuk ka vend për festë më 10 dhe 11 shtator, për faktin se rreth 30 për qind e territorit të Kosovës vazhdon të kontrollohet nga Serbia. Ata kanë thënë se festa duhet të zëvendësohet me më shumë punë.
Pavarësisht këtij apeli opozitar, të hënën në Prishtinë do të marrin pjesë treshja ndërkombëtare e bisedimeve, Ahtisari, Wisner dhe Ishinger, si dhe shumë ambasadorë e diplomatë të huaj që kanë qenë pjesë e Grupit Drejtues Ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











