Gjuha
Gati fletarresti për Zharkun
Gjykata Themelore e Ferizajt, Dega në Kaçanik ia ka dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për lëshimin e fletarrestimit ndërkombëtar për Xhabir Zharkun
Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku i cili është parë duke bërë “qejf” në disa restorante të Malmos në Suedi, shuamë shpejt do të përballet me një fletarrest ndërkombëtar, të cilin janë duke e “hartuar” autoritetet kosovare. I arratisur disa javë më parë, Zharku nuk do të lihet rehat as në Skandinavi.
Sipas burimeve të “Kohës”, Gjykata Themelore e Ferizajt, Dega në Kaçanik ia ka dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për lëshimin e fletarrestimit ndërkombëtar për Zharkun, i dënuar me tri vjet burgim, për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje.
Kërkesa i ishte bërë Ministrisë së Drejtësisë, pasi gjykata ishte informuar nga Policia e Kosovës se i arratisuri nuk ndodhet në Kosovë. Ndërsa mediet në Prishtinë kanë raportuar se Zharku është parë me vëllanë e tij në Malmo të Suedisë në një restorant të këtij qyteti.
“Është e vërtetë se kërkesa për urdhërarrestit ndërkombëtar i ka shkuar Ministrisë së Drejtësisë”, i kanë thënë “Kohës” burime brenda Gjykatës Themelore të Ferizajt, Dega në Kaçanik. Policia ndërkaq e ka konfirmuar se paraprakisht e ka njoftuar gjykatën se i kërkuari për t’u dërguar në vuajtje të dënimit nuk ndodhet në Kosovë.
Ndryshe, ish prefekti i Kaçanikut i cili është dënuar me tri vjet heqje lirie, është arratisur në momentin e fundit, kur ai është dashur të shkoj në vuajtje të dënimit. Ai pas një jave ishte lajmëruar në internet se është i pafajshëm dh se ndaj tij është hartuar një proces i montuar gjyqësor.
Zharku, dikur komandant rajonal i UÇK-së, ka qenë për 5 vjet kryetar i Kaçanikut. Ai ka nënshtetësi suedeze, ndërsa ishte kthyer vullnetar në luftë nga diaspora. Ish-prefekti Zharku ishte gjetur fajtor nën akuzën për zhvatje, kërcënim dhe armëmbajtje pa leje.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











