Kosova
Gastronomët në Kosovë paralajmërojnë mosrespektim të masave
Kryetari i kësaj shoqate, Petriti Kllokoqi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ende asnjë plan për hapjen e sezonës së verës.
Me thirrjet “Me një vaksinë nuk çel vera” dhe “Çelma derën”, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka protestuar të martën para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar heqjen e masave kufizuese për luftim të koronavirusit.
Kryetari i kësaj shoqate, Petriti Kllokoqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ende asnjë plan për hapjen e sezonës së verës.
“Tash e 438 ditë jemi mbyllur, tash e 438 ditë nuk po mund të sigurojmë kafshatën e gojës. Po punojmë me kufizime e me dënime. Këto masa nuk kanë më kuptim kur rastet kanë rënë në më pak se 1 për qind”, ka thënë Kllokoqi.
Ai ka paralajmëruar se kjo do të jetë protesta e fundit që gastronomët do ta realizojnë në këtë mënyrë, dhe se tani e tutje, protesta do të realizohet me mosdëgjueshmëri qytetare dhe mosrespektim të masave kundër pandemisë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









