Kosova
Gastronomët mbyllin lokalet në Kosovë, çelësat ia dorëzojnë Qeverisë
Buzë greminës dhe pranë kolapsit.
“Jemi në buzë të greminës”.
Kështu e përshkruajnë situatën e tyre grastronomët e Kosovës që për shkak të masave të marra nga qeveria, me qëllim ndalimin e përhapjes së COVID-19, kanë mbetur pa klientë, rrjedhimisht pa të ardhura dhe përfundimisht pa punë.
Gastronomët, për shkak të masave të marra nga Qeveria e Kosovës për ta kontrolluar përhapjen e COVID-19, janë të pakënaqur.
Prandaj, kanë vendosur që çelësat e bizneseve të tyre t’ia dorëzojnë qeverisë, sot, e hënë, në orën 12:00, njofton Insajderi.
Ky do të jetë një akt simbolik që shpreh pakënaqësinë e tyre dhe shqetësimin njëkohësisht.
Ata do t’i mbyllin edhe lokatë për një orë.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, paraprakisht u ka bërë thirrje bizneseve të gastronomisë në Kosovë që sot t’i mbyllin bizneset në orën 12:00 dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në aksionin simbolik që do të zhvillohet para institucioneve qendrore në Prishtinë, të cilave do t’ua dhurojnë një çelës.
Gastronomët vazhdimisht kanë kërkuar nga institucionet që urgjentisht t’i heqin kufizimet e lëvizjes dhe masat e tjera që e prekin këtë sektor, pasi kanë thënë se kriza te ta po thellohet çdo ditë e më shumë.
https://www.facebook.com/Gastronometeprishtines/posts/1012379739196150?__xts__[0]=68.ARAssHXGuii0iPJHlPKndb3sk0UZE_v6jSCUyU1qxaACcKmT9-7ZU2ODoxgLQfXwk_FyaokO4Vr5USI4pT8-oOJ6aOoJ9D80smUx2S7-UGshIhoakg-03dlQi6YSn7IxlOzNOghidPZ17Mx-f8nwD3BpyXhcqqkd26unTav4iudk9SiRQ_d-I1KrEfEzGTHV-H77tNo-BIIjKsGminLChMOLFUpfRKGN3qZwlhsKM1bWCG3SiSDQhxMxUFfTFxcer7P4DedshQw0PYZa_JW5T6UHXoynOzoUXxvy1apKk8No3i7EX_ZLbF9KGaFFANIDstEEFWjiWP036hgTBvqTNm9zsw&__tn__=-R
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











