Kosova
Gashi: Vjosa Osmani do të kalojë në Vetëvendosje
"Vjosa në të ardhmen e afërt do të kalojë në VV"

Së fundi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi, në një postim ka parashikuar kalimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, Osmani do të kalojë në Vetëvendosje pas dështimit potencial të një marrëveshjeje qeverisëse ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.
Ky është postimi i tij i plotë në profilin e tij zyrtar:
“Nga perspektiva sot, të gjithëve u duket e pamundshme si mundësi dhe keni të drejtë! Por, nga këndëveshtrimi im, si vrojtues konsistent i zhvillimeve politike dhe partiake në Kosovë, Vjosa në të ardhmen e afërt do të kalojë në VV, si pasojë e pamundësisë së dorëzimit të LDK-së karshi VV-së, dhe pafuqisë së saj në raport me ‘ujqit e vjetër’ brenda LDK-së”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës për herë të parë pas më shumë se një dekade ka dalë e treta në zgjedhje dhe do të jetë opozitë në legjislaturën VII të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737 Sukses në aviacion, Lirik Qerimi, piloti kosovar që ngjitet në qiellin ndërkombëtar...
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
Jeta në Austri
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie Austria po heq tendat kufitare në Spielfeld dhe Nickelsdorf, ndërsa kalimet e paligjshme dhe kërkesat për...
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri