Uncategorized
Gashi, i lumtur me fitoren
“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe dëshirën që kemi pasur për të fituar. Kemi qenë si kurrë më parë të vendosur që të triumfojmë. Në dhomat e zhveshjes kemi biseduar se duhet të luajmë për fitore dhe ia kemi arritur qëllimit”, u shpreh Shkëlzen Gashi
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi është shprehur i lumtur me fitoren që realizoi skuadra e tij me rezultat 2:0 ndaj Vancouverit, në ndeshjen e javës së 24-të, shkruan albinfo.ch.
Kjo fitore erdhi pas humbjes nga New York City me rezultat 5:1. “Jam shumë i lumtur për fitoren dhe dëshirën që kemi pasur për të fituar. Kemi qenë si kurrë më parë të vendosur që të triumfojmë. Në dhomat e zhveshjes kemi biseduar se duhet të luajmë për fitore dhe ia kemi arritur qëllimit. Kemi folur shumë në fushë dhe të gjithë kanë dhënë maksimumin”, deklaroi Gashi.
Ai në këtë ndeshje ka luajtur si mesfushor i avancuar, por për të e rëndësishme ishte që skuadra mori tri pikë. “Nuk ka rëndësi se ku luaj unë. E rëndësishme është që të fitojmë. Këtë e kemi arritur dhe jam shumë i lumtur”, theksoi ai.
Corlorado mban vendin e dytë me 41 pikë, tri më pak se Dallasi që ka dy takime me tepër. Gashi luajti titullar deri në minutën e 89-të.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










