Sport
Garuesi shqiptar para djalit të Michael Schumacher
“Ekipi ynë është i mrekullueshëm. Nuk ka sesi të mos jetë më mirë. Ne përfitojmë nga njëri-tjetri”, ka deklaruar ai pas garës
Ngasësi i talentuar shqiptar, Lirim Zendeli ka zënë një vend në podium, duke përfunduar pas Mike David Ortmann, dhe para të birit të legjendës Michael Schumacher, Mick, shkruan albinfo.ch.
Zendeli është vetëm 16 vjeçar dhe garon nën flamurin e Gjermanisë. Ky është viti i parë i tij në Formula 4, dhe duke shpresuar suksese në të ardhmen, për të arritur sa më shpejt në Formula 1.
Pas garës Zendeli ishte shumë i kënaqur me këtë sukses. “Ekipi ynë është i mrekullueshëm. Nuk ka sesi të mos jetë më mirë. Ne përfitojmë nga njëri-tjetri”, ka deklaruar ai pas garës.
Ai shtoi më tutje se gara ishte shumë e shpejtë. “Ritmi i garës ka qenë shumë i shpejt. Kam garuar pa presion dhe kam dhënë më të mirën time”, shtoi Zendeli.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












