Lajme
Garë gjithëpërfshirëse për “Logon e Diasporës”
Sipas MeD, logoja që del fituese do të përdoret në aktivitetet e Ministrisë së Diasporës, përfshirë edhe “mërgimtarin e vitit” si dhe pullën postare me tematikë “diasporën”
Ministra e Diasporës ka hapur një konkurs publik, për të dizajnuar logon e Diasporës, ndërsa për të interesuarit ka dhënë edhe një skemë me rregullat e konkurrimit. Sipas MeD, logoja që del fituese do të përdoret në aktivitetet e Ministrisë së Diasporës, përfshirë edhe “mërgimtarin e vitit” si dhe pullën postare me tematikë “diasporën”.
Sipas një njoftimi publik, dizajni përveç që duhet të dorëzohen formë elektronike (CD ose USB) duhet të përmbajë këto motive: shpërngulja e diasporës gjatë historisë; Përfshirja e diasporës shqiptare në gjithë botën; Unitetin e diasporës; Lidhja e tyre me atdheun dhe; shpresën e tyre.
Vendi i parë sipas Ministrisë ka shpërblim prej 800 eurosh, ndërsa vendi i dytë do të shpërblehet me 200 euro.
Përgjegjësinë për të drejtat autoriale e mban autori i dizajnit (konkurruesi), ndërsa logoja do të përdoret për nevojat e Ministrisë së Diasporës, si: Për dhënien e çmimit vjetor “Mërgimtari i vitit”; për aktivitetet e “Ditëve të diasporës”; Pullën postare “Pulla e Diasporës” (edicioni special); mirënjohjet e MeD-së për diasporën në fusha të ndryshme; në të gjitha materialet e tjera, për të cilat Ministria e Diasporës e sheh të arsyeshme ta përdorë të njëjtin dizajn dhe që lidhen me temën.
“Emri i autorit të dizajnit nuk duhet të shënohet pranë motivit konkurrues. Aty duhet të figurojë vetëm shifra. Punimet me rezolucion më të ulët se 500 px (TIFF, PDF, GIF) nuk pranohen. Për shkaqe të objektivitetit, në pjesën e jashtme të zarfeve dhe në CD duhet të shënohet vetëm shifra e zgjedhur nga vetë autori”, thuhet në njoftimin e MeD-it.
KONKURSI do të jetë i hapur 20 ditë kalendarike, nga data 16.03.2015 deri më 06.04.2015
http://med.rks-gov.net/med/ftese-publike-dizajni-logos-se-ditet-e-diaspores/
Rregulltorja-Logo- Diaspora
Shkarko DokumentinE-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











