Lajme

Garda Zvicerane pjesëmarrëse në varrimin e Papës

Në ceremoninë e funeralit të Papës Françeskut, ka rënë në sy pjesëmarrja e Gardës Zvicerane, me uniforma me ngjyrë kaltër, kuqe dhe të verdhë, që kujdeset për sigurinë e Papës që nga viti 1506.

Dita e Shën Gjergjit, 6 maji, e cila lidhet edhe me datën e lindjes së Skënderbeut, është gjithashtu e rëndësishme për Gardën Zvicerane: në këtë datë, gardistët e rinj bëjnë betimin e tyre. Për shkak të vdekjes së Papës, ceremonia e këtij viti është shtyrë për në vjeshtë, transmeton albinfo.ch.

Ndër trupat më të vjetra ushtarake në botë, Garda Zvicerane deri më sot ka pranuar vetëm burra mes moshës 19–30 vjeç, por, nga viti 2030, me ndërtimin e kazermës së re, pritet që për herë të parë edhe gratë të mund të bëhen pjesë e saj.