E-Diaspora
Gani Jakupi, autor me famë ndërkombëtare, mysafir special në Zvicër
Nga 9 deri më 11 qershor, Gani Jakupi do të jetë pjesëmarrës në aktivitetin artistik Délémont'BD» që mbahet në kryeqytetin e Kantonit Jura dhe në Gjenevë. albinfo.ch është sponsor medial i këtij aktiviteti
Jo sa duhet i njohur në mesin e bashkatdhetarëve të tij, Gani Jakupi është një emër i madh në arenën e romanit grafik sidomos në Spanjë dhe në Francë. Po ashtu romanet dhe veprat tjera të tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të ndryshme dhe për to ai ka marrë çmime të rëndësishme ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch. Si kurorëzim, Gani Jakupi ka publikuar në vitin 2013 edhe në gjuhën shqipe romanin e tij shumë të njohur grafik “Imazhi i fundit”. Është ky njëherësh romani i parë dhe deri tash i vetëm i këtij lloji në gjuhën shqipe. Temën për këtë roman, Jakupi e ka marrë nga qëndrimi i tij në Kosovë, menjëherë pas luftës, në cilësinë e gazetarit për mediat spanjolle.
Nga 9 deri më 11 qershor, Gani Jakupi do të jetë pjesëmarrës në aktivitetin e madh artistik Délémont’BD» që mbahet në Delemont, kryeqytetin e Kantonit Jura dhe në Gjenevë. Platforma albinfo.ch është sponsor medial i këtij aktiviteti dhe këto ditë do të publikojë një intervistë ekskluzive me Gani Jakupin.
Autori i përmendur është edhe mysafir i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës. Kjo shoqatë fton bashkatdhetarët të marrin pjesë në këtë takim. Më 9 qershor 2017, Gani Jakupi do të jetë mysafir i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës duke përfituar nga rasti i ekspozitave të tij në galeritë e Gjenevës dhe Delemont.
Takimi do të mbahet më 9 qershor, me fillim në orën 19 në UniMail, salla MR280, në Gjenevë.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriGani Jakupi
- Prejardhja:Prishtinë, Kosovë
- Vendi ku vepron:Barcelonë, Spanjë
- Profesioni:Artist
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit09 Qershor 2017
- Ora19:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit28 Maj 2017 - 23:00
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













