E-Diaspora
Gani Hasani, kosovari që po vlerësohet si hero nga gjermanët
10 prillin, Gani Hasani nga Likoshani i Drenasit, thotë se nuk do ta harrojë kurrë.
Në këtë datë ai e shpëtoi nga djegia trupin e një 28-vjeçari gjerman, vetura e të cilit kishte marrë flakë, pasi ishte aksidentuar në qytetin Anzing të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Shqiptari nga Kosova që jeton në Gjermani, po vlerësohet si hero nga gjermanët. Ai ka rrëfyer për KTV-në se si e shpëtoi nga djegia, trupin e 28-vjeçarit, vetura e të cilit ishte kapluar nga flakët kur ishte aksidentuar në një urë.
I aksidentuari ka vdekur, por gjermanët po e vlerësojnë Hasanin si hero për gjestin e bërë. Hasani thotë se pamjet e tmerrshme që pa, nuk do t’i largohen asnjëherë nga koka. Ai thotë se po merr falënderime të shumta për humanizmin e treguar, edhe pse nuk arriti që t’ia shpëtonte jetën të aksidentuarit.
Hasani tregon se është propozuar që të jetë pjesë e listës së medaljeve që kryetari i Bayernit ndan çdo fundvit për njerëzit me kontribut të veçantë.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










