Lajme
Galluci: SHBA dhe BE nuk e kanë prioritet zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Ish-përfaqësuesi i UNMIK-ut në veri të Kosovës, Gerard Galluci thotë se dialogu duhet të nisë nga ata që janë të gatshëm të pranojnë njohjen
Bashkimi Evropian dhe Amerika nuk janë të interesuar për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë ish-përfaqësuesi i UNMIK-ut në veri të Kosovës, njëherësh kundërshtuesi më i madh amerikan i pavarësisë së Kosovës, Gerard Galluci.
Ai ka shtuar se dialogu për Kosovën duhet të nisë nga ata që janë të gatshëm ta pranojnë njohjen e kësaj të fundit. “Shtrirja e mendimeve të ndryshme, dialogu është i dobishëm. Për të gjithë do të ishte mirë për të nisur bisedimet, pse jo edhe për të pranuar njohje eventuale, dhe gradualisht situata të maturohet.
Si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja kanë të tjera probleme të mëdha. Por nuk mohohet se ato janë shqetësuar edhe për këtë temë. BE-ja në disa pika do të mundësonte anëtarësimin e Serbisë në këtë organizatë, duke e njohur Kosovën, por kjo nuk është reale. As Brukseli dhe as Uashingtoni nuk po bëjnë përpjekje për ta zgjidhur këtë çështje”, ka thënë Galluci në një intervistë për gazetën blic të Beogradit.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










