Kalendari
Gala mbrëmje humanitare për të ndihmuar skamnorët në Kosovë
Gala Mbrëmje Humanitare mbahet më 2 dhjetor 2016, në ora 19:00 , në Restaurant Salmen, Uitikonerstr. 17, 8952 Schlieren.
Një gala mbrëmje në Cyrih do të mbahet më 2 dhjetor për t’i ndihmuar familjet skamnore në Kosovë.
Bëhet fjalë për ato familje të cilat janë identifikuar nga dëgjuesit e Radio Dukagjinit në emisionin Radar.
Barrën e organizimit e ka marrë “KULTura” – Shoqata për promovim të kulturës dhe shkëmbim kulturorë.
Shoqata fton të gjithë të interesuarit se me datën 2 dhjetor 2016 në ora 19:00 të vijnë në Gala Mbrëmjen Humanitare që do të mbahet në Restaurant Salmen, Uitikonerstr. 17, 8952 Schlieren.
“Të gjitha të hyrat dhe donacionet tuaja gjatë kësaj mbrëmje u dedikohen drejtpërsëdrejti familjeve në varfëri të skajshme në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shoqatës “KULTura”, e cila thotë të ketë siguruar një program të përzgjedhur artistik me artistë të njohur si Sejat Jakupi (Telex), Hana Cakuli, Besa Llugiqi (përcjellë nga maestro Valton Beqiri), Linda Rukaj, Adelina Emini, Ansambli “Shota” nga Aargau e udhëhequr nga Agron Bajrami, Labinot Rexha, Nita Latifi, e të tjerë.
Të gjitha rezervimet bëhen pasi të kontaktoni përmes e-mail adresës: [email protected] ose ne numrin e telefonit 078 928 3528
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Dhjetor 2016
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit2 Dhjetor 2016 - 23:00
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











