Futboll
Gafa e portugezëve, shkojnë në qytetin e gabuar të Frankfurtit
Gjithsesi, sikur të mos të mjaftonte e gjithë kjo, skuadra e tyre është eliminuar në Gjermani
Tifozët janë besnikë, kudo që luan skuadra e tyre e zemrës dhe pa marrë parasysh rezultatet.
Kështu kanë vepruar edhe disa tifozë të Benficës, që shkuan të përkrahin skuadrën e tyre, por fatkeqësisht shkuan në vend të gabuar, përcjell albinfo.ch.
Tifozët portugezë kishin organizuar një udhëtim të bukur me vetura nga Portugalia në Frankfurt. Itinerari është kontrolluar me kujdes në internet dhe është dokumentuar në profilet e Instagram-it, ku nuk ka munguar fotografia klasike e tabelës mirë se erdhët në Frankfurt-in mbi Oder.
Por, në Gjermani janë dy qytetet me emrin e Frankfurtit. Ai që është mbi lumin Oder ndodhet në Brandenburg, në kufi me Poloninë, dhe nuk luan fare në Ligën e Evropës.
Por, skuadra e futbollit është nga Frankfurti mbi lumin Majn, që ndodhet nga ana tjetër e vendit.
Kur portugezët kishin kuptuar gabimin, ia kanë bërë të ditur të gjithëve me një “story” që ka bërë xhiron e internetit.
Sigurisht, pas 16 orëve me veturë, askush nuk ka qenë i lumtur të bënte edhe gjashtë të tjera, ato që ndajnë dy qytetet me të njëjtin emër.
Gjithsesi, sikur të mos të mjaftonte e gjithë kjo, skuadra e tyre është eliminuar në Gjermani.
Edhe pse Benfica fitoi ndeshjen e parë 4:2, në Gjermani kanë pësuar Eintracht Frankfurti 2:0, dhe kështu skuadra gjermane u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











