Ukraina
G7, thirrje Rusisë për tërheqje nga Ukraina
Ministrat e Jashtëm të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara në botë, përsëritën përkushtimin e tyre për të mbështetur fuqishëm Ukrainën, duke “intensifikuar, koordinuar dhe zbatuar plotësisht sanksionet kundër Rusisë”.
Gjatë një takimi në Japoni, ministrat e G7-ës thanë se “Rusia duhet t’i tërheqë të gjitha forcat dhe pajisjet nga Ukraina, menjëherë dhe pa kushte”, transmeton një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Japonisë, shkruan rel.
Ministri i Jashtëm japonez, Hayashi Yoshimasa, tha se është e rëndësishme që të ruhet uniteti në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Duke komentuar njoftimin e presidentit rus, Vladimir Putin, se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi, ministrat e G7-ës thanë se “retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë është e papranueshme”.
Rusia dikur ka qenë pjesë e asaj që është njohur si G8, por është dëbuar pasi ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
Me urdhër të Putinit, ushtria ruse ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Perëndimi ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Moskës, ndërsa Kievin është duke e ndihmuar me armatim dhe logjistikë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













