Bota
G7 – Reagim demonstrativ me qetësi
Me jo-në për deklaratën përfundimtare të G7, presidenti amerikan bëri figurën më të keqe në historinë e samitit. Por pjesëmarrësit e tjerë i përmbahen sloganit: business as usual.
Kancelarja Angela Merkel reagoi e rezevuar për vendimin e Trumpit. Pas kthimit të saj në Berlin një zëdhënës i qeverisë tha se Gjermania është dakord me komunikatën për të cilën u diskutua në La Malbaie, të Kanadsë. Edhe Bashkimi Evropian regoi gjithashtu pa shprehur ndonjë irritim. “Ne i përmbahemi komunikatës, siç është rënë dakord nga të gjithë pjesëmarrësit”, tha një zëdhënës i Presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
“Ne fokusohemi në çka kemi arritur këtu”
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau i hodhi poshtë akuzat e Trumpit. Zyra e tij tha: “Ne fokusohemi në ato që kemi arritur këtu në samitin e G7”. SHBA-ja dhe gjashtë vendet e tjera të G7 – përfshirë edhe aleatët kryesorë perëndimorë të Amerikës Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Kanadanë – arritën që pavarësisht dallimeve të thella mbi çështjet e tregtisë dhe ndryshimit të klimës, të bien dakord në samit në minutën e fundit për deklaratën përfundimtare prej tetë faqesh.
Trump e argumentoi në Twitter largimin e tij prej deklaratës përfundimtare – deri tani një hap unikal në historinë 40-vjeçare të G7 – me qëndrimin e presidentit kanadez Trudeau ndaj tarifave doganore amerikane për çelikun dhe aluminin. Trudeau tha në konferencën përfundimtare për shtyp, se tarifat doganore kundër BE-së dhe Kanadasë, që Trumpi i justifikon me ruajtjen e interesave amerikane të sigurisë, janë “disi ofenduese”. Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë po ashtu tarifa më të larta doganore ndaj mallrave amerikane.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














