Lajme
Futja në binarët e gabuar, shkak i tragjedisë hekurudhore në Greqi
Aksidenti tragjik me 43 viktima në Greqi, qytetarët ngrihen në protesta
Stacionisti përpara hetueseve pranoi gabimin e tij fatal dhe tanimë përballet me një akuzë të rëndë për vrasje me dashje, përcjell albinfo.ch.
Është publikuar momenti kur treni i pasagjerëve me 350 udhëtarë përplaset me trenin e mallrave në veri të Greqisë. Bisedat mes makinistëve të trenit Intercity 6 dhe stacionistit të Larisës të bëra publike nga mediat greke tregojnë sesi stacionisti, pa e kuptuar i udhëzon të futen dhe të vazhdojnë udhëtimin në drejtimin e gabuar.
Asnjë prej drejtuesve nuk e kishte kuptuar se sistemi i sinjalistikës së dritës nuk funksiononte. Sipas burimeve hetimore, komandanti i stacionit harroi të përdorte çelësin që ndërroheshin binarët dhe nuk e kishte kuptuar që treni kishte hyrë në binar të kundërt dhe më pas e kishte të pamundur që të korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura duke shkaktuar kështu edhe tragjedinë.
Vetë Intercity ishte nisur rreth 48 minuta vonesë nga stacioni hekurudhor i Paleofarsalos, nga ku më pas ato pak minuta gjatë nisjes rezultuan fatale teksa u përplas me trenin tjetër. Shefi i stacioni përpara hetuesve pranoi gabimin e tij fatal dhe tanimë përballet me një akuzë të rëndë për vrasje. Komandanti i stacionit kishte vetëm një muaj përvojë në këtë pozicion.
Treni, me të paktën 350 pasagjerë, u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe më pas të digjeshin së bashku me udhëtarët.
Deri më tani zjarrfikësit kanë gjetur 44 persona të vdekur, por autoritetet besojnë se numri përfundimtar do të jetë më i lartë, pasi 19 janë ende të zhdukur. Bëhet fjalë kryesisht për studentë meshkuj dhe femra, të cilët po ktheheshin në shkollat e tyre. Mbi 100 janë të plagosur, 9 prej tyre janë shqiptarë, nga të cilët dy në gjendje të rëndë, të cilët u shtruan në spital menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Ngjarja ka shtuar zemërimin mes qytetarëve duke shkaktuar edhe protesta dhe përplasje me Policinë në Athinë jashtë zyrave të operatorit të trenit Hellenic Train. Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët hidhin gurë ndaj forcave të sigurisë dhe i vunë flakën çdo gjëje që ksihte përreth. Më parë u mbajt një minutë heshtje ku njerëzit vendosën qirinj jashtë zyrave të kompanisë hekurudhore për viktimat.
Një pjesë e shërbimeve hekurudhore të Greqisë u privatizuan në vitin 2017 nën një paketë shpëtimi prej miliarda eurosh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Hellenic Train, një njësi e Ferrovie dello Stato të Italisë, e cila përvetësoi operacionet e pasagjerëve dhe mallrave, ka ofruar bashkëpunimin me autoritetet për hetimin.
Lugina e Tempes, ku ndodhi përplasja, është një vend i njohur për aksidente. Në vitin 2003, 23 nxënës shkolle u vranë në një aksident pasi autobusi u përmbys.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









