Futboll
Futbollisti shqiptar prezantohet në Bayern
Skuadra e madhe gjermane Bayern Munich sot ka prezantuar sulmuesin shqiptar, Leon Dajaku
Leon Dajaku edhe zyrtarisht është futbollist i klubit të madh gjerman, Bayern Munich.
18-vjeçari do të dërgohet në skuadrën e të rinjve si dhe në ekipin e dytë të Bayernit, që garon në Bundesliga 3 për të fituar më shumë përvojë, përcjell albinfo.ch.
Dajaku është dalluar me paraqitjet fantastike në Bundesliga U19 për Stuttgartin e shkuar, ku shënoi 17 gola dhe regjistroi shtatë asistime në sezonin ku skuadra e tij u mposht vetëm në finale nga Dortmund.
Dajaku ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore dhe kështu është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e ‘bavarezëve’. Bayerni ka paguar 1.5 milionë euro për transferimin e sulmuesit shqiptar.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Bayern Munichut. Mezi pres të luaj për këtë skuadër”, ka thënë Dajaku, i cili përfaqëson Gjermaninë U-19.
Pjesë e Bayernit janë edhe Meritan Shabani dhe Marvin Çuni.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












