Futboll
Futbollisti shqiptar në ekipin e javës në Angli
Anis Mehmeti deri më tani është grumbulluar tre herë me Kombëtaren
Që nga qershori i vitit 2023, Anis Mehmeti nuk është grumbulluar më me Kombëtaren shqiptare, pavarësisht formës së mirë që po kalon me anglezët e Bristol City.
Ylli kuqezi u kthye në protagonist edhe këtë javë në Championship, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim përballë Hull City, në fitoren 4-2 që skuadra e tij arriti në shtëpi.
Kjo gjë duket se është vlerësuar menjëherë në Angli, teksa portali i statistikave “Sofascore”, e ka përfshirë atë në 11-shen më të mirë të javës në Championship, duke i dhënë notën 8.3, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Mehmeti deri më tani është grumbulluar tre herë me Kombëtaren, por Sylvinho e ka lënë jashtë planeve të tij prej dy vitesh, pavarësisht performancave mbresëlënëse të 24-vjeçarit.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









