Lajme
Futbollisti shqiptar, Kallaku, transferohet te skuadra ruse
E ardhmja e mesfushorit Sherif Kallaku tani do të jetë në Rusi.
Ka qenë ish-sekretari i klubit të Teutës, Artan Shyti, i cili i ftuar në emisionin “Pressing” ka zbuluar se mesfushori i Shpresave, Kallaku, do të largohet nga Teuta në janar.
Sipas tij, ai do të transferohet tek Akhmat Grozni në Rusi, ku aktivizohen edhe 2 futbollistët e tjerë shqiptarë, Odise Roshi dhe Bernard Berisha.
Kallaku po luan sezonin e tij të dytë si titullar absolut te Teuta dhe është shndërruar në një lider te skuadra e Bledi Shkëmbit.
“Teuta është një ekip që po bën progres. Po flasim për një skuadër që bëri një ndeshje shumë të mirë përballë një ekipi të vështirë si Tirana. Teuta rri e rri, nxjerr një talent mbi talente”, shkruan insporti, përcjell albinfo.ch.
“Sot që flasim, Kallaku është ndër më të spikaturit në Superiore. Ky futbollist në merkaton e janarit do të transferohet te skuadra ruse e Akhmat Groznit”, u shpreh Shyti.
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













