Lajme
Futbollisti shqiptar i infektuar me Covid 19, dyshohet se virusin e mori në Shqipëri
Futbollisti shqiptar, Ylber Ramadani, do t’i mungojë skuadrës daneze Vejle në ndeshjen hapëse në Superligë pasi është konfirmuar me COVID-19. Klubi ka thënë se lojtari është infektuar në Shqipëri, ku kishte udhëtuar për ndeshjet me kombëtaren më herët gjatë shtatorit.
Madje, sipas klubit, ai ka qëndruar një javë i izoluar në Shqipëri, edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit kishte mohuar se ka futbollistë me COVID-19 në kampin e saj për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë në Ligën e Kombeve.
24-vjeçari, që sipas klubit ka qenë pa simptoma, është kthyer në ushtrime, por i duhet të ndjekë një program tjetër para se të jetë në dispozicion për ndeshjet, raportojnë mediat lokale.
Ramadani iu bashkua Vejles më 2017. Sezonin e shkuar ai ishte lojtar kyç i klubit për të kaluar në Superligën daneze.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











