Futboll
Futbollisti më i mirë i Kosovës, i lumtur që kalon në Francë
Arbër Zeneli edhe zyrtarisht i është bashkuar Reims, duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare
Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit francez, Stade de Reims, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Ai kaloi nga nga klubi holandez Heerenveen.
Ai ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, sidomos atyre turke dhe, së fundmi gjigantit anglez Chelsea, por 23-vjeçar ka zgjedhur që karrierën ta vazhdojë në Ligue 1 të Francës, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë i lumtur për transferimin tim te ky klub i mrekullueshëm”, ka shkruar Zeneli në Instagram.
“Koha për të vendosur synime të reja”, shtoi ai. Arbër Zeneli është zgjedhur futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018, derisa gjithashtu kishte shkëlqyer edhe në Ligën e Kombeve me ‘Dardanët’.
Zeneli gjithashtu ishte i mrekullueshëm në kampionatin holandez, duke qenë njëri nga futbollistët kryesor në skuadrën e tij.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











