Futboll
Hadërgjonaj zyrtarizohet te Kasimpasha

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është zyrtarizuar të premten te Kasimpasha, skuadër që bën gara në Superligën e Turqisë. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Hadërgjonaj, te Kasimpasha është transferuar nga skuadra e Huddersfieldit. Ai me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare.
Hadërgjonaj në pjesën e dytë të edicionit 2019/20 ishte i huazuar te Kasimpasha nga ekipi anglez dhe në kampionatin e Turqisë regjistroi 13 paraqitje.
“Florent Hadërgjonaj, që ishte pjesë e ekipit tonë në edicionin e shkuar, ka firmosur kontratë deri në vitin 2023”, ka shkruar në sajtin zyrtar të ekipi turk.
26-vjeçari, karrierë ka bërë edhe te Ingolstadti e Young Boys kurse me Përfaqësuesen e Kosovës ka pesë paraqitje.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj