Futboll
Futbollistëve shqiptarë u ndërpritet kontrata tek Sioni
Në shumë liga, po shqyrtohet mundësia e uljes së pagave të futbollistëve
Për shkak të përhapjes së virusit korona në shumë vende të botës, kampionatet e futbollit janë duke pushuar.
Në Evropë po flitet se shumë klube do t’ua ulin pagat lojtarëve, për shkak të gjendjes aktuale dhe dëmeve ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Kështu po ndodh edhe tek skuadra zvicerane, Sion. Mediat zvicerane raportojnë se pronari Cristian Constantin ka larguar nga skuadra futbollistët Pajtim Kasami, Ermir Lenjani, Alex Song, Javier Kuassi, Seje Dumbia, Michael Fankinetti, Christian Chok dhe Biram Ndaje.
Pronari fillimisht sugjeroi lojtarët që pagat e tyre mujore të ulen, duke iu dhënë një afat kohor për t’u përgjigjur.
Kur futbollistët e refuzuan, ata u njoftuan se u janë ndërprerë kontratat, pra në mesin e tyre dhe Kasami dhe Lenjani.
Futbollistët kanë parashtruar një ankesë pranë Federatës së Futbollit të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












