Futboll
Futbollistët që do të luajnë për përfaqësuese tjetër, duhet të paguajnë shpenzimet
Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) do t`i obligojë të rinjtë me prejardhje migrimi të nënshkruajnë një dokument. Duke vepruar kështu, ata do të premtojnë t’i kthejnë shpenzimet e përgatitjes profesionale në rast se vendosin të luajnë për një ekip tjetër kombëtar. Por, kjo klauzolë ligjërisht është e diskutueshme
25.000 franga në vit – kaq shumë kushton trajnimi i një futbollisti të ri në Zvicër, nëse talenti i ardhshëm në programin financues Footuro promovohet posaçërisht në ekipet e përzgjedhjes.
Për çdo vit Federata e Futbollit Zviceran (SFV) për tetë talentet më të mirë do të parashtrojë dokument të cilin ata do të duhet ta nënshkruajnë nëse janë shtetas të dyfishtë.
Duke vepruar kështu, ata premtojnë t`i kthejnë shpenzimet e përgatitjes profesionale në rast se vendosin të luajnë për një ekip tjetër kombëtar. Një informatë të tillë e ka dhënë “Sonntagszeitung”, përcjell Albinfo.ch.
E gjithë kjo, për shkak se që nga viti 2003, talentet e rinj me prejardhje të huaj, të cilët kanë luajtur nga U15 e deri në U21 për Zvicrën, para se të arrijnë në ekipin A kombëtar zviceran, po që se më me dëshirë do të luanin në ndonjë kombëtare tjetër. Të hollat të cilat do të investoheshin nga SFV-ja, do të kenë qenë investim i pakuptimtë.
Debati për shtetësinë e dyfishtë nuk është tema e parë dhe e vetme në FSV. Mlladen Petriç (Kroaci), Ivan Rakitiç (Kroaci), Zdravko Kuzmanoviç (Serbi), Kerim Frei (Turqi) dhe Izet Hajroviç (Bosnje-Hercegovinë), këta pesë futbollistë me prejardhje të huaj të viteve të fundit kishin vendosur të luajnë për ekip tjetër kombëtar. Prandaj, SFV ka prezantuar klauzolën e ndëshkimit.
Por kjo është ligjërisht e diskutueshme dhe në gjykatë, vështirë se mund të përkrahet. Kodi Zviceran i Obligimit nuk lejon kontrata të tilla. Përveç kësaj, lojtarët kombëtarë nuk janë të lidhur me një kontratë punësimi me federatën apo ekipin kombëtar. Drejtori i SFV-së Hansruedi Hasler thotë dokumkenti është më tepër një “marrëveshje e zotit”. Duhet të kuptohet si një detyrim moral.
Që nga ekzistimi i klauzolës, asnjë talent nuk e ka mohuar ndonjëherë nënshkrimin e saj. As Shoqata zvicerane e futbollit asnjëherë nuk ka kërkuar para.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












