Futboll
Futbollistët e Kosovës nisen për në Zvicër
Lojtarët e Kosovës kanë marrë rrugën për në Cyrih.

Kombëtarja e Kosovës nesër, duke filluar nga ora 18:00, në Cyrih do të përballet kundër Zvicrës në ndeshjen e dytë miqësore për këtë muaj, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa sot gjatë ditës lojtarët e Kosovës kanë marrë rrugën për në Cyrih. Në pamjet e publikuara nga Federata e Futbollit të Kosovës futbollistët sot herët në mëngjes janë nisur për në shtetin e Zvicrës. Dardanët ditën e djeshme kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Njëri nga futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji, është shprehur optimist për këtë ndeshje.
“Paraqitja kundër Burkina Fasos ka qenë shumë e mirë. Futbollistët janë në formë dhe secili prej nesh ka dëshirë e përkushtim për t’i treguar vlerat e veta para trajnerit të ri. Tash kundër Zvicrës na pret një ndeshje shumë e fortë, ku do të ketë shumë shqiptarë në stadium dhe pa dyshim do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. Kjo ndeshje do të jetë një festë futbolli. Ne do ta japim maksimumin dhe udhëtojmë për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Fazliji. Kombëtarja e Kosovës sot pasdite do të zhvillojë stërvitjen e fundit para sfidës së nesërme. Kjo do të jetë ndeshja e parë që Kosova do ta luajë kundër Zvicrës. Në mesin e ekipit kombëtar të Zvicrës ka edhe disa futbollistë me prejardhje shqiptare.
Lidhur me këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri është shprehur që në rast se shënon, ai nuk do të festojë. Kosova në këtë ndeshje vjen pas fitores 5:0 kundër Burkina Fasos, ndërsa Zvicra pas humbjes 2:1 kundër Anglisë.
https://www.facebook.com/watch/FFKKosova/
E-Diaspora
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, gjykata përmend faktin se gruaja e...
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme