Sport
Futbollistët e diasporës, të entuziazmuar me pranimin e Kosovës në UEFA
Për albinfo.ch janë prononcuar disa ish futbollistë dhe punëtorë sportivë nga diaspora lidhur me pranimin e Kosovës në UEFA
Lajmi për pranimin pa kushte të Kosovës në UEFA për të gjithë shqiptarët kudo që janë ka qenë gjëja më e bukur që u ka ndodhur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Për futbollistët ndërkaq ky lajm ka qenë edhe më me peshë kur dihen vështirësitë me të cilat është përballur futbolli si dhe i gjithë sporti kosovar tash 25 vite.
Edhe futbollistët shqiptarë në diasporë e kanë përjetuar me shumë emocion këtë eveniment. Ish futbollisti i famshëm Milaim Rama, shqiptari i parë që ka luajtur për përfaqësuesen zvicerane të futbollit ndjehet shumë i emocionuar nga ky lajm.
Milaim Rama: Të mos ua shtojmë presionin djelmoshave në prag të Evropianit!
“Edhe unë si futbollist e kam pritur me vite këtë lajm dhe ja erdhi ajo ditë. Sigurisht që ne sot kemi emocione të forta por duhet të them se gëzimi më i madh është për të ardhmen”, shprehet Rama për albinfo.ch. “Perspektiva u takon djelmoshave që tash janë aktivë në futboll dhe them se ata i pret një e ardhme e ndritshme prandaj ua uroj nga zemra të gjithëve këtë ditë”, thotë Rama.
Ndërsa i pyetur rreth reagimit me panik të mediave zvicerane dhe opinionit sportiv të këtushëm lidhur me Kosovën në UEFA, Rama përgjigjet me ton kritik. Mediumet i kanë synimet e veta për të rritur lexueshmërinë ose shikueshmërinë e tyre, prandaj duhet t`i marrim me rezervë ato që deklarojnë. Sa u përket futbollistëve shqiptarë të përfaqësueses nacionale të Zvicrës unë kam këtë porosi: Secili ta vendosë veten në sprovë. Ata duhet të lihen të vendosin vet se nga cila anë do të peshojnë.
Sidoqoftë, thotë Milaim Rama për albinfo.ch, nuk është mirë që po i bëjnë objekt të fushatave te mediave. Sidomos në momentin e tashëm kur ata janë në atmosferën e përgatitjeve për Evropianin, nuk bën të ngarkohen. “Është një trysni e rëndë për djelmoshat me të cilën po u duhet të përballen por shpresoj ta tejkalojnë edhe këtë”, përfundon ish futbollisti Milaim Rama.
Gëzon hapja e perspektivave për futbollistët e Kosovës
Edhe drejtori dhe ish trajneri i KF “Dardania” të Bazelit dhe ish futbollisti i njohur në këtë regjion Enver Hajdari, te pranimi i Kosovës në UEFA e sheh të realizuar një ëndërr të gjeneratave të tëra.
“Më së shumti më gëzon fakti për ekipet, lojtarët, trajnerët dhe referët që veprojnë në Kosovë, sepse nga ky moment janë të barabartë dhe shpresoj ta shfrytëzojnë rastin për të mirë, me punë, disiplinë dhe me profesionalizëm të plotë, sepse talentin e kemi dhuratë nga perëndia! Kurse në ardhmërinë e afërt parashikoj një kampionat të përbashkët me Shqipërinë me 18 ekipe, i cili do të ishte atraktiv por edhe më intensiv dhe më konkurrues për t’u afruar ligave evropiane”, thotë për albinfo.ch punëtori i njohur sportiv nga Bazeli.
Me këtë pranim, më mundon edhe fakti tjetër i reprezentacionit, edhe pse e shoh si “mund” i këndshëm për të qenë tifoz i dy kombëtareve, dëshira ime personale kishte me qenë, siç e ceka më lartë, një kampionat i përbashkët dhe një kombëtare kuq e zi, por kjo mbetet sfida e radhës!
Unë si njohës i skenës futbollistike në Bazel, mbi 10 vite si trajner dhe tash si drejtor sportiv i FC Dardanisë, por edhe lidhjet private me futbollistët shqiptar nga Baseli si Xherdani, vëllezërit Xhaka apo vëllezërit Ajeti, konfrontohem shpesh me rastin se a do të kthehen të luajnë për vendlindjen, këtë vendim nuk do t`ia imponoja askujt
edhe pse dëshira ime është shumë e madhe që të gjithë këta djelmosha të luajnë së pari për Kosovën. Ndërsa pas bashkimit, do të jenë automatikisht kuq e zi me një kombëtare jashtëzakonisht të fortë. Por edhe në qoftë se nuk do të zgjedhin Kosovën
unë prapë do të jem falënderues sepse këta djelmosha janë ambasadorët tanë të cilët treguan talentin dhe tash me qindra shqiptarë ndjekin rrugën e tyre nëpër ekipet më të mira evropiane
Së fundi uroj të gjithë shqiptarët, posaçërisht kryetarin tonë, legjendën Fadil Vokrrin për kontributin e tij në rrugën e gjatë deri në UEFA, e cila do të përfundojë me 13 maj në Meksikë me pranimin në FIFA”, thotë për albinfo.ch Enver Hajdari.
Mjerisht “Një komb – një kombëtare, nuk vlen më !
Edhe kryetari i KF “Iliria” të Solothurnit,, Ardit Sadikaj ndan me gjithë sportistët dhe sportdashësit shqiptarë gëzimin për pranimin e Kosovës në UEFA.
“Aktualisht shumë e rëndësishme në radhë të parë nga këndvështrimi politik. Një hap i madh drejt njohjes së Kosovës përfundimisht si shtet i pavarur”, thotë Sadikaj për albinfo.ch.
Nga ana sportive do ndihmojë zhvillimin cilësor të sportit në Kosovë pasi ka mundësi të përfitojë nga fondet e UEFA-s e FIFA-s. Po ashtu përfiton nga ana cilësore e financiare nëpërmjet pjesëmarrjes së klubeve në garat ndërkombëtare. Mundëson përmirësimin e infrakstrukturës së klubeve edhe nëpërmjet transferave zyrtare e shpërblimet për lojtarët e rinj që shkollojnë këto klube.
Kjo nuk ishte e mundur deri tani zyrtarisht, çfarë dëmtonte shumë zhvillimin cilësor të futbollit në Kosovë.
Në rrafshin kombëtar jam në dilemë si të gjithë shqiptarët. „Një komb, një kombëtare“ nuk vlen më. Zyrtarisht jemi një komb dy kombëtare. Problemet janë të pashmangshme për arsyen e thjeshtë se edhe nëse do t`i jepej përparësi kombëtares aktuale një lojtar i paafirmuar përkohësisht, që luan për kombëtaren e re të Kosovës, nuk mund të kualifikohet për kombëtaren e Shqipërisë më vonë kur ka arritur pjekurinë e tij sportive.
Për sportistët e diasporës kërkohet mirëkuptim i gjithanshëm si nga ne ashtu edhe nga vendet ku jetojnë e janë afirmuar. Ne nuk jetojmë përkohësisht në këto vende dhe brezat e rinj kanë tashmë dy atdhe, atë të prindërve dhe atë ku janë lindur e rritur, thekson Sadikaj për albinfo.ch. Kanë detyrim të dyanshëm e ajo që vendosin është çështje zemre që kërkon mirëkuptim.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë
















