Shqipëria
Futbollistët befasojnë vogëlushin që u dëmtua nga tërmeti
Vogëlushi 10-vjeçar, Santi Vata, ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Tërmeti që goditi vendin shqiptar, fatkeqësisht e la të lënduar si dhe dëmtoi rëndë edhe shtëpinë e tij. Një surpizë për të ishte vizita që FSHF organizoi për këtë tifoz të vogël e të zjarrtë të kombëtares.
Futbollistët e Kombëtares kuqezi, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, erdhën posaçërisht në Tiranë për të takuar Santin dhe për t’iu gjendur pranë në këtë moment të vështirë. Balaj dhe Roshi i kanë dhuruar tifozit të vogël një fanellë të kombëtares me emrin e vogëlushit, me numrin 10, me firmat e tyre, si dhe një top. Dy djemtë e suksesshëm të kombëtares i kanë dhënë kurajo dhe forcë Santit dhe i kanë premtuar se do ta marrin në Air Albania Stadium në një nga ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses sonë.
“Jemi përfshirë në mënyrë aktive që nga dita e parë si futbollistë të kombëtares, së bashku edhe më shumë familjarë, miq, por edhe kolegët tanë futbollistë të kombësive të ndryshme në klubet ku jemi angazhuar, që të ndihmojmë në këtë fatkeqsi”, tha Bekim Balaj.
“Dëshira është për të ndihmuar sadopak njerëzit tanë në këtë moment të vështirë. Fëmijët janë më të rëndësishmit për ne. Jam i prekur, sepse sot takuam Santin, këtë vogëlush-tifoz të zjarrtë të kombëtares. Do ndihesha shumë i lumtur nëse kemi mundur të sjellim sadopak kënaqësi e buzëqeshje te Santi” tha ndër të tjera Odise Roshi.
Ky takim vjen në vazhdën e disa festave dhe takimeve që Federata e Futbollit ka organizuar këtë fundvit me fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti, fillimisht në Kavajë, e më pas në Pezë, përcjell albinfo.ch.
FSHF anuloi tërësisht festimet tradicionale duke u solidarizuar me zonat e prekura nga tërmeti. Këto festa do të vijojnë edhe në institucione të tjera. Ka nisur puna ndërkohë për evidentimin dhe rindërtimin e minimalisht tri shtëpive të rrënuara, një premtim ky i FSHF, që ka nisur edhe një fushatë ndërkombëtare ndihmash.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










