Lajme
Futbolli austriak nis sezonin me shpresë për më pak dhunë, por huliganët mbeten problem
Sezoni i ri i futbollit në Austri ka filluar, por shenjat e para nuk janë premtuese sa i përket sigurisë. Dhuna nga tifozët ka shënuar rritje të ndjeshme në muajt e fundit, dhe incidentet e para u regjistruan që në fundjavën hapëse të ndeshjeve të Kupës, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Në Austrinë e Epërme, tre banorë të Salzburgut u sulmuan nga një grup prej rreth 20 huliganësh pas një ndeshjeje kupe. Policia po heton rastin, ndërsa viktimat kanë pësuar lëndime të konsiderueshme.
Situata është po aq shqetësuese edhe në Styri. Gjatë festimeve të kampionatit të Sturm Graz në maj, tifozët ndezën piroteknikë të paligjshëm dhe sulmuan pjesëtarë të sigurisë dhe policinë. Zyra e prokurorisë ka nisur hetime për më shumë se dhjetë persona. “Një nga të dyshuarit që veproi me dhunë të skajshme ndodhet aktualisht në paraburgim”, tha zëdhënësi i prokurorisë, Christian Kroschl.
Për incidentin e Europa League dy vjet më parë, një tifoz i Sturm është dënuar me gjobë dhe burg me kusht për sulm ndaj policisë. Gjykata vendosi gjithashtu një ndalim të rreptë: i pandehuri nuk lejohet të marrë pjesë në ndeshje futbolli apo të afrohet brenda një rreze prej 500 metrash nga stadiumi për katër orë para dhe pas ndeshjeve.
Ndërkohë, të mërkurën pritet vendimi në procesin gjyqësor kundër pesë tifozëve të Sturm Graz, të akuzuar për sulm brutal ndaj tifozëve të GAK dhe grabitje të një dyqani të lëvizshëm gjatë derbit të Kupës ÖFB në vitin 2023. Në rast dënimi, klubi ka paralajmëruar se do të shqyrtojë ndalimin e përhershëm të hyrjes në stadium për personat e përfshirë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











