Lajme
Futboll në Forumin e Vjenës: Rama, Vuçiq e Thaçi në një ekip
Përveç që pritet të merret drita jeshile për autostradën Nish- Prishtinë-Durrës, në Forumin i 2 të Vjenës do të luhet edhe një ndeshje futbolli ndërmjet Ballkanit dhe BE-së
Forumi i dytë i Vjenës i vendeve ballkanike dhe atyre të BE-së, kësaj radhe do të jetë më i veçantë. Përveç që pritet të merret drita jeshile për ndërtimin e autostradës Nish- Prishtinë-Durrës, do të ketë edhe një ndeshje futbolli. Në ekipin që do ta udhëheq kryeministri shqiptar Edi Rama do të luaj edhe homologu serb, Aleksander Vuçiq dhe zv/kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.
Një javë përpara mbajtjes së forumit të dytë në Vjenë, TCh ka publikuar agjendën finale të këtij forumi, i cili do të organizohet nën kujdesin e kancelarit austriak Verner Faymann dhe asaj gjermane Angela Merkel.
Në ditën e parë të Samitit, më 26 Gusht, parashikohet një panel diskutimi mes ministrave të Integrimit dhe atyre të Jashtëm me temë “Mosmarrëveshjet bilaterale në Ballkanin Perëndimor”. Ky panel do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me karakter kulturor mes Austrisë dhe Kosovës.
Dita e parë e samit do të mbyllet me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve që do të quhen “E ardhmja e BE-së” dhe “Ekipi i BE-së”.
Në fushën e blertë austriake ekipin e të “Ardhmes së BE-së” do ta përfaqësojnë kryeministri Edi Rama me dy ministrat e tij Arban Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, nga Bosnja ministri boshnjak i Punëve të Jashtme, Igor Crbadak, nga Kosova Hashim Thaçi, nga Maqedonia kryeministri Nikolla Gruevski dhe Serbia kryeministri Aleksander Vuçiç.
Ndeshjen do ta arbitrojë komisioneri Hahn.
Dita e dytë e Samitit do të nisë me diskutimet për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, ku në panel do të jenë kryeministri Rama, ai serb Vuçiç, komisioneri i Bankës Evropiane të Investimeve Hoyer, komisioneri Hahn dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabati.
Ministrat e Jashtëm të rajonit do të diskutojnë tre çështje: bashkëpunimin rajonal, emigracionin dhe dialogun fetar, përfshi anti-ektremizmin.
Paralelisht me këtë takim do të zhvillohet edhe ai i ministrave të Ekonomisë, nën drejtimin e ministrit austriak të Ekonomisë, Mitterlehner. Në përfundim të Samitit, kancelari austriak Faymann, kancelaria gjermane Merkel, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













