Shkurt.ch
Fushatë për burgje të hapura
Kantoni i Bernës ka filluar fushatën për të vetëdijesuar popullatën rreth idesë për një burg të hapur
Në burgun e hapur Witzwil të Bernës, të burgosurit veprojnë krejtësisht të pambrojtur në fushë të hapur. Jo brenda telave me gjemba dhe nuk ka roja për të parandaluar ikjen e tyre.
“Kjo është pikërisht forca e burgut të hapur”, thotë drejtori Hans-Rudolf Shvarc për “10vor10” në televizionin zviceran SF.
I dënuari do të jetë në burg të hapur për t’u përgatitur më mirë për jetën jashtë mureve të burgut.
Në Bernë tashmë ka nisur fushata për burgje të hapura me pllakate, në njërin figuron mbishkrimi me një foto:
“Katër vjet në burg – dhe pastaj”, një tjetër, “Sepse nesër ai mund të jetë fqinji yt”.
“Unë herë pas here dëgjoj idenë se ne duhet t’i bllokojmë të burgosurit vetëm me bukë dhe ujë deri sa ata të kenë përfunduar dënimin e tyre”, tha drejtori i Policisë së Bernës, Hans-Jürg Käse.
Por, 96 për qind e të dënuarve, sipas tij, do të lirohen shpejt ose më vonë.
“Kjo është arsyeja pse të burgosurit duhet të përgatiten për jetën jashtë grilave, pasi këtë e kërkon gjithashtu Kodi Penal i Zvicrës”, tha kryepolici i Bernës.
“Burgu i hapur ua mundëson të burgosurve të jenë në gjendje të punojnë e të edukohen për të ndërtuar një marrëdhënie me botën e jashtme”, thekson Hans-Jürg Käse.
Politikisht, zbatimi i burgut të hapur është nën presion. Një ide e tillë është kritikuar nga SVP-ja.
“Siguria e popullatës është thjesht e rrezikuar nga burgjet e hapura”, kritikon idenë deputetja e SVP-së, Natalie Rickli.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












