Lajme

Fushatë informimi për mërgimtarët në Maqedoni

Në Maqedoni ka nisur një fushatë informimi ku paralajmërohen qytetarët e huaj gjatë qëndrimit tyre në këtë vend

Kjo fushatë promovuese vijon në një periudhë kur në vendlindje pritet të vijnë mërgimtarët shqiptarë për pushime verore, raporton INA.

Ministria e Punëve të Brendshme ka përpiluar një guidë e cila sqaron qëndrimin e të huajve në vend, ndërsa kjo rregullë vlen edhe për të gjithë ata qytetarë të lindur në Maqedoni, por që disponojnë vendbanim apo adresë tjetër në vendet ku jetojnë përkohësisht dhe që disponojnë pasaporta të huaja.

Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska sot do të promovojë fushatën në Aeroportin e Shkupit ku do të shpërndajë material informativ lidhur me procedurat e nevojshme gjatë qëndrimit në vend.

Të huajt apo mërgimtarët që disponojnë pasaporta të huaja duhet të lajmërohen pranë stacioneve më të afërta policore për të rregulluar qëndrimin e tyre të përkohshëm në Maqedoni, në të kundërtën ata do të përballen me gjoba.