Shkurt.ch
Fushata me e shtrenjtë zgjedhore e të gjitha kohëve
18 milionë franga zvicerane i kanë harxhuar partitë politike nga prilli deri në shtator për fushatën zgjedhore parlamentare
Gjithkund posterë zgjedhorë, reklama, reklama online për fushatën zgjedhore të këtij viti.
Të gjitha këto kushtojnë.
Rreth 12 milionë franga zvicerane janë investuar nga subjektet politike në muajin shtator në betejën për tërheqjen e vëmendjes së votuesve në zgjedhjet e tetorit.
Në përgjithësi, partitë politike ndanë nga prilli deri në shtator në mbarë vendin 18 milionë franga. Kjo është 1.5 milionë franga zvicerane më shumë se katër vjet më parë, raporton SRF, duke cituar shifrat nga instituti Media Focus.
SVP ka investuar 7.147.469 franga për reklamat zgjedhore, pak më shumë se më 2011.
Më shumë para për zgjedhjet e parlamentare ka investuar FDP: rreth 6 milionë franga, rreth 2 milionë më shumë se katër vjet më parë!
SVP dhe FDP janë kështu përgjegjës së bashku për tri të katërtat e shpenzimeve totale.
Në krahasim, të gjitha partitë e tjera të varfra, PS dhe CVP, nuk kanë rritur buxhetin e tyre për reklamat krahasuar me vitin 2011. Demokristianët kanë shpenzuar më pak të holla.
CVP ka shpenzuar pothuajse 1,6 milionë franga zvicerane. Katër vjet më parë kishte investuar 3 milionë, pothuajse dy herë më shumë.
PS megjithatë mbetën me shpenzimet prej 1.5 milionë frangash për reklamat e buxhetit të 2011-ës.
Partitë e vogla të qendrës dhe Të gjelbrit kanë investuar shumë më tepër se sa kanë investuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Liberalët kanë trefishuar shpenzimet në 550.000 franga, ndërsa BDP 543.000 franga, pothuajse dy herë më shumë se në zgjedhjet e fundit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











