Kosova
Fuqizimi i zërit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, prioritet i Osmanit
E para e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se i është përkushtuar posaçërisht fuqizimit të zërit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, përcjell albinfo.ch.
Gjatë adresimit të saj në Kuvend, ajo u shpreh se ka potencuar se paqja dhe progresi janë të paplota pa i adresuar traumat që mbeten trashëgimi e së kaluarës.
“I jam kushtuar posaçërisht fuqizimit të zërit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës – zëra që për një kohë u lanë në hije. Historitë e tyre janë histori të dhimbjes dhe guximit, histori vuajtjesh që kërkojnë njohje dhe drejtësi. Duke e bartur rrëfimin e tyre gjithandej botës, kam potencuar se paqja dhe progresi janë të paplota pa i adresuar traumat që mbeten trashëgimi e së kaluarës”, tha Osmani.
“Nga Këshilli i Sigurimit e deri të Parlamenti Evropian kam paraqitur dhimbjen, por edhe shembullin e jashtëzakonshëm dhe forcën e të mbijetuarave të luftës së fundit në Kosovë. Këto momente i kujtojnë botës se të mbijetuarit e krimeve serbe nga koha e luftës nuk janë thjesht statistika apo tragjedi të harruara, por gra, fëmijë, pleq, janë fytyra, jetë, historitë e të cilëve kërkojnë të tregohen dhe dinjiteti i të cilëve duhet mbrojtur, duke luftuar për drejtësi e duke i mbajtur përgjegjës autorët e krimeve”, është shprehur presidentja.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













