Kosova
Funksionalizohet Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, dorëzohen dokumentet e para
Theksohet se funksionalizimi i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është një nga obligimet që po përmbushet. Kështu tha kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në këtë Institut, përcjell albinfo.ch.
Shefi i Qeverisë tha se nga sot secili mund të dorëzojë materiale të mbledhura mbi krimet e ndodhura gjatë luftës, e që Instituti do t’i arkivojë.
“Ky vit shënon 26 vjetorin e një prej kapitujve me të dhimbshëm në historinë tone të krimeve gjenocidiale të Serbisë. Këtë vit festojmë 25-vjetorin e çlirimit dhe 16-vjetorin e pavarësisë. Po bëjmë më të mirën që të adresojmë atë që ka ndodhur. Funksionalizimi i këtij instituti është një obligim që po përmbushet. Për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë kemi themeluar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë”, tha Kurti.
“Krahas institucioneve shtetërore, nga sot dokumentuesit dhe hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm. Mediat, gazetarët e qytetarët kanë institutin që i pret materialet e dëshmitë e mbledhura. Këto materiale do të arkivohen, do t’i shërbejnë institutit në hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Që sot ju ftoj të bashkoheni në këtë nismë. Dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon në parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen, që ta ndërtojmë një shoqëri më paqësore”, tha ai.
Kurti ka theksuar se ky vit shënon 26 vjetorin e një prej kapitujve më të dhimbshëm në historinë tonë, krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë, por se festojmë edhe 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të arritur me mund e sakrifica.
Drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, tha se ceremonia e sotme nënkupton jo vetëm një hap në dokumentin e luftës por edhe një zotim për të mos i harruar viktimat e luftës.
“Dokumentet që pranojmë sot do të jenë një themel për të dërguar një mesazh që paqja dhe drejtësia janë vlerat që shoqëria i mbron”, ka thënë ai.
E kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), Ahmet Grajçevci, tha se për 25 vite kanë pasur vështirësi të mëdha në mbledhjen e dëshmive e në ruajtjen e tyre.
Ai tha se më themelim e këtij Instituti tashmë kanë një derë hapur.
“Dua të them që rrugëtimi ynë për 25 vite ka qenë shumë i vështirë në mbledhje e dëshmive, në ruajtjen e materialeve por sot e kemi një derë të hapur. Shumë dëshmi e fakte na kanë humbur duke ndërruar zyre”, tha ai./
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










