Kosova
Fundjavë: 60 mijë pushues nga Kosova hynë në Shqipëri
Mbrëmja e kësaj të diele në kufirin Shqipëri-Kosovë u shoqërua me kolona të gjata për hyrje në Kosovë, pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi.
Nga të dhënat e autoriteteve kufitare duket se kjo fundjavë ka shënuar fluksin më të lartë të sezonit veror me mbi 60 mijë pushues nga Kosova dhe mbi 9 mijë automjete të vogla dhe autobusë që kanë hyrë në Shqipëri me destinacion bregdetin, raporton A2, përcjell albinfo.ch.
Muaji korrik poashtu është mbyllur me bilanc pozitiv krahasuar me një vit më parë ku sipas të dhënave nga autoritetet mesatarja javore, gjatë korrikut deri në 50 mijë shtetas të Kosovës, pa llogaritur edhe nga vendet e rajonit kanë hyrë në Shqipëri përmes doganës së Morinit.
Që nga fillimi i sezonit turistik, që përkon me muajin qershor, pika kufitare e Morinit, është përballur me fluks në rritje të hyrje të qytetarëve të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















