Lajme

Fule: Çështjet e Ballkanit të zgjidhen me fqinjësi të mirë

Çështjet e hapura të Ballkanit perëndimor duhet të zgjidhen në frymën e fqinjësisë së mirë. Kështu ka deklaruar komisionari për zgjerim, Stefan Fule në konferencën kushtuar integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, që u mbajt të enjten në Bruksel. Në këtë konferencë u fol për sfidat dhe tejkalimin e pengesave që dalin në rrugën e integrimit të këtyre vendeve.

Eurokomisionari paralajmëroi se rajoni është ngarkuar nga trashëgimia problematike, krimi i organizuar, krimet e pazgjidhura, korrupsioni dhe kontrabanda dhe se trashëgimia e tillë duhet të çmontohet. Sipas tij, atë nuk e frikëson lodhja nga zgjerimi, por lodhja nga inkuadrimi në BE. Fule përsëriti se mbetet i domosdoshëm bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë.