Bota
I ftohti siberian me 23 viktima
Të paktën 23 persona kanë vdekur si pasojë e të ftohtit prej së premtes
I ftohti siberian ka arritur në Evropë, ku jo vetëm ka pasur temperatura të ulëta dhe reshje të dëborës, por edhe viktima.
Kjo valë e të ftohti është cilësuar nga mediat britanike si “Bisha e Lindjes”, “Ariu i Siberisë” në Holandë, “Topi i dëborës” në Suedi apo “Moskë-Paris” në Francë, është një kërcënim për shëndetin e më të brishtëve, të pastrehëve, apo në veçanti personave të moshuar.
Temperaturat priten të jenë nën zero gjatë mbrëmjes, duke zbritur deri në -24 gradë Celsius në shtete të ndryshme, si rasti i Gjermanisë, -29 gradë Celsius në Estoni, -18 gradë Celsius në Republikën Çeke.
Të paktën 23 persona kanë vdekur si pasojë e të ftohtit prej së premtes, nëntë në Poloni, ku pesë vetëm gjatë mbrëmjes së të hënës deri të martën, tre persona të pastrehë në Francë dhe në Republikën Çeke, pesë në Lituani, dy në Rumani, ku një grua rreth 83-vjeçare në Itali. Në Estoni i ftohti ka shënuar shtatë të vdekur gjatë gjithë muajit shkurt, përcjell albinfo.ch.
Në Suedi, temperatura -39,6 gradë Celsius u regjistrua në Lapland dhe Austria regjistroi temperaturën më të ulët -25,4 gradë Celsius në Flattnitz (jug), një shifër rekord për shkurtin.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










