Gruaja
Ftesë për pjesëmarrje në shënimin e Ditës së Gruas në Zvicër
në këtë ngjarje do të zgjidhet gruaja e vitit për punën dhe angazhimin në të mirë të komunitetit shqiptarë në Zvicër
Konsullata e Kosovës në Cyrih ka nderin të ftojë të gjitha aktivistet e partive politike, shoqërisë civile, përfaqësueset e mediave, institucioneve publike dhe universiteteve, poetet, piktoret, artistet, gratë e dëshmorëve për të marrë pjesë në shënimin e ditës së gruas, aktivitet ky që është ëshë i lirdhur me shënimin e Javës së Gruas në Kosovë.
Përveç mundësisë për tu njohur me gra të suksesshme nga rrethina e Cyrihut dhe kantoneve të tjera në Zvicër, në këtë ngjarje do të zgjidhet gruaja e vitit për punën dhe angazhimin në të mirë të komunitetit shqiptarë në CH.
Ky aktivitet ka për qëllim:
Thyerjen e mëtejshme të barrierave që ekzistojnë në mes të grave dhe për gratë nga të gjitha sferat, gjeneratat dhe etnitë;
Rrjetëzimin e grave nga të gjitha sferat e shoqërisë, gjeneratat dhe etnitë;
Ngritjen e shkathtësive dhe fuqizimin e grave në fusha të ndryshme; Krijimin e besueshmërisë për gratë me potencial dhe mundësitë për sukses.
Me këtë rast, do të ketë poezi nga gratë për gra dhe befasi të tjera.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me qendrën “Parandalo” me 31 mars, 2019 nga ora 14:00 në lokalet e kësaj qendre, e cila gjendet në adresën si në vijim:
Wallisellenerstrasse 429,8050 Zurich
(Nga stacioni i trenit Oerlikon me autobusin 61,62, dhe 94 ne stacionin Dreispitz ),para qendrës Parandalo.
Pjesëmarrja Juaj do të na nderojë
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit31 Mars 2019
- Ora14:00
- LokacioniOerlikon Zürich
- Data e përfundimit27 Mars 2019 - 16:00
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














