Lajme
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
Debati publik mbahet për t’iu mundësuar kandiatëve me rrënjë shqiptare shpalosjen më për së afërmi të projekteve të tyre
Për t’iu përgjegjur po ashtu edhe dëshirës së kandidatëve që prezantohen në formacione të ndryshme politike të kantonit, e që kanë nevojë për mbështetjen e komunitetit shqiptar të cilit ata i takojnë, është obligim yni qytetar që të jemi aty ku dhe kur të rinjtë tanë kanë nevojë për ne.
Të gjithë këta kandidatë që denjësisht angazhohen në shoqërinë shumëkulturore të Gjenevës që të sjellin edhe ndryshime të reja politike duke qenë njohësit më të mirë të nevojave të shqiptarëve, janë vlerë e shtuar e kulturës dhe origjinës sonë.
Andaj, me qëllim të njohjes së ndërsjellë dhe për t’iu mundësuar atyre shpalosjen më për së afërmi të projekteve të tyre, për t’i dëgjuar e për të mësuar më shumë rreth synimeve politike që ata kanë, organizojmë një Debat të hapur, jo vetëm për shqiptarët e Gjenevës por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë zviceranë që duan t’i njohin e t’i mbështesin kandidatët me origjinë shqiptare.
Takimi mbahet të shtunën me 15 mars në këtë adresë:
Swiss UMEF, 187 Route d’Aïre
1219 Aïre – Genève, Suisse.
Pritja: nga ora 18:30
Fillimi i debatit: në orën 19:00
Për informata më të hollësishme rreth kësaj ngjarjeje, ju mundeni të na shkruani një sms në 079 607 46 74 dhe ne iu kontaktojmë.
Mirëseardhjen ju uron, organizatorja e takimit, Mirishahe Limani Hiler.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Mars 2025
- Ora18:30
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit8 Mars 2025 - 17:00
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











