Kosova
Ftesë e hapur për Kosovën në “Ballkanin e Hapur”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i ka bërë ftesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër të bëhet pjesë e kësaj iniciative.
Në Ohër zhvillon punimet samiti i vendeve që përkrahin iniciativën Ballkani i Hapur. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili e ka mirëpritur pjesëmarrjen e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në samit, edhe një herë i ka bërë ftesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të bëhet pjesë e kësaj iniciative. “Ftesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është e hapur. Ne i ftojmë të na bashkohen të gjithë. Na priftë e mbara në këto procese që kemi nisur”, ka thënë ndër të tjera, kryeministri maqedonas, Kovaçevski.
Vuçiq përshëndet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjendet në Ohër për të marrë pjesë në samitin e “Ballkanit të Hapur”. Ai ka thënë se nuk e ka problem të flasë me palën kosovare për “Ballkanin e Hapur”. “Nuk e kam problem të flasë me askënd nga Prishtina. Shikoni shkëmbimin tregtar në CEFTA, sot është shumëherë më i madh se në fillim. Kjo sjell përfitime për Ballkanin”, ka thënë Vuçiq.
“Ballkani i Hapur është iniciativa më e mirë që kemi pasur për dekada. Ndryshe nga të tjerët, nuk kam pse justifikoj, nëse dikush do apo nuk do të hyjë. Nëse do të bashkohet, atëherë bashkohet, nëse jo, atëherë jo. Kemi rritje të konsiderueshme në tregti”, ka theksuar Vuçiq.
Liderët nënshkruan katër marrëveshje bashkëpunimi – për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit. /DW
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









