Kosova
FSK, pjesë e ushtrimit shumëkombësh në Gjermani
Gjatë këtyre ditëve të ushtrimit, janë zhvilluar aktivitete të vazhdueshme në ngritjen dhe zhvendosjen e ritransmetuesve
Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 pjesëtarë, që nga 9 gushti është duke marrë pjesë në ushtrimin fushor “Zgjidhja e Kombinuar XII’’(Combined Resolve XII), në bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë ( USAREUR) që gjendët në Republikën Federale të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit për media, ekipi i FSK-së në këtë ushtrim është duke mbështetur Brigadën e Parë të Blinduar Luftarake të Divizionit të Këmbësorisë, në fushën e komunikimit, të personelit, të operacioneve si dhe në fushën e vëzhgimit dhe kontrollimit të zhvillimit të stërvitjes.
Gjatë këtyre ditëve të ushtrimit, janë zhvilluar aktivitete të vazhdueshme në ngritjen dhe zhvendosjen e ritransmetuesve, sipas nevojave në mbështetje të operacioneve taktike të Batalionit të Parë Xhenier si dhe bashkëpunimit me Kompaninë e Komunikimit “Charlie”.
Ushtrimi “Combined Resolved XII”, është ushtrim shumëkombësh i operacioneve të unifikuara tokësore, i drejtuar nga shtabi i Departamentit të Ushtrisë së SHBA-së. Qëllimi i këtij ushtrimi është stërvitja e forcave të caktuara rajonale të Shteteve të Bashkuara të nivelit të Brigadës, në mbështetje të objektivave të Komandës Evropiane të SHBA-së për bashkëpunim dhe siguri, ndërtimin e gatishmërisë me aleatët dhe partnerët e NATO-s.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













