Lajme
FSK në garë me ushtritë tjera
Një Kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës udhëtoi për në Wells të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol” bashkë me ushtritë tjera
Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), prej 13 pjesëtarësh nga Brigada për Reagim të Shpejtë (BRSH) janë nisur sot ( e hënë) në mëngjes për në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në një gare të madhe ushtarake, e cila do të zhvillohet në Wells.
Për të përcjellë ekipin e FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, kishin dalë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneralbrigade Gëzim Hazrolli, komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci, etj. Këta oficerë presin rezultate nga kjo grup elite e FSK-së.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama duke ju dëshiruar rrugë të mbarë dhe suksese pjesëtarëve që do të marrin pjesë në këtë garë, ndër të tjera theksoi:
“Ju jeni përgatitur që nga shkurti për këtë garë, dhe unë pres rezultate të mira. Duhet të keni parasysh se do të përballeni me shumë sfida, por asnjëherë mos harroni se atje po përfaqësoni jo vetëm vetën tuaj dhe FSK-në, po edhe shtetin e Kosovës. Unë shpresoj shumë se edhe kësaj radhe do të korrni suksese, ashtu si edhe në shumë gara të tjera, ku pjesëtarët e FSK-së kanë dalë të parët”, tha Rama.
Kontigjenti i Forcës së Sigurisë do të qëndrojë në Mbretërinë e bashkuar nga data 3 deri më 23 tetor 2016.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











