Kosova
FSK në “Ditën e Forcës”, me emblema të reja
Sivjet, njësitë e Forcës u paraqitën me flamuj e emblema të reja, të dekretuara nga presidenti. Kjo është Ditëlindja e parë e FSK-së me mandat të ri ushtarak
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot manifestimin për shënimin e `Ditës së Forcës`.
Ky përvjetor Kosovën e gjen në ditë zie, nga ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra mbetën të plagosur, nga tërmeti që ndodhi një ditë më parë.
Sivjet, njësitë e Forcës u paraqitën me flamuj e emblema të reja, të dekretuara nga presidenti. Kjo është Ditëlindja e parë e FSK-së me mandat të ri ushtarak, shkruan rtklive.com
Në manifestimin e Ditës së Forcës, presidenti i Kosovës, që është komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha qe kjo ditë sot nuk ka karakter festiv, meqë vendi është në ditë zie pas goditjes që ka marrë Shqipëria nga tërmetet ku humbën jetën dhjetëra persona e qindra të tjera mbetën të lënduar.
“Dita e FSK e gjen Republikën e Kosovës në ditë zie nga tërmeti i djeshëm ku mori dhjetëra jetë të vvëlelzërve dhe motrave tona shkaktoi dëme të mëdha materiale. Kosova dhe bota po solidarizohen në mënyrë të paparë. Ditën e Forcës po e shënojmë si ditë të ushtrisë të Republikës së Kosovës që është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, tha Thaçi, para njësive të FSK-së.
Thaci tha që FSK është fuqia dhe garanca më e mirë e sigurisë, dhe stabilitetit të Kosovës. E kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se është krenar për ushtrinë e Kosovës.
“Jam krenar sot që ushtria jonë është vlerë e shtuar e sigurisë në rajon e në bote. Jam i lumtur që ky rresht i yti i paqes, nderojnë Kosovën dhe aleatët e lirisë. Urime dita jote ushtri, urime rrita jote Kosovë”, tha Haradinaj.
Para njësive të FSK-së, korit diplomatik e atasheve ushatak komandanti i Forcës, Rrahman Rama tha se sot Forca paraqitet me emblema të reja.
“Me krenari iu njoftoj që FSK me të gjitha kapacitetet e saj të nivelit operacional taktik ka arritur me sukses të përmbush objektivat e caktuara vjetore. Jam i nderuar të ju njoftoj qe fsk ka arritur të themelojë shtabin e përgjithshëm dhe kapacitetet e Gardës kombëtare. FSK ka realizuar me sukses planin vjetor të rekrutimit, duke rekrutuar 700 ushtarë të rinj. Do të vazhdojmë të jemi të hapur për të gjithë komunitetet. Sot është dita kur promovojnë njësitë e reja me emblema të reja”, tha gjeneral Rama. Rama tha se do t’i qëndrojnë pranë shtetit të Shqipërisë në këto ditë të vështira. Ai tha se Kontigjenti i Task Forcës arriti i pari të dislokojë në zonat e dëmtuara dhe filloi menjëherë operacionin e kërkim shpëtimit. Komandanti i FSK-së tha se varësisht prej nevojave, janë të gatshëm për përkrahje shtesë
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor